Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” iu bëri thirrje shqiptarëve që të mos e thërrasin më Edi Ramën kryeministër, por kapo. Sipas Berishës, me gjuhën e Ergys Agasit, ndërsa tregoi se Ulsi Manja rrihej me grushte nga ky i fundit me urdhër të kreut të qeverisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se qeveria është kthyer në një bandë dhe se tashmë është e kalbëzuar dhe në rënie.
Sakaq, Sali Berisha u shpreh se ka ngritur zërin disa herë se si u rrëmbye dhe u dhunua Daniel Shima i AKSHI-t në bodrumet e Suel Çelës.
“Një vajzë këtu përpara nesh, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër. Unë iu ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, kapoja. Në të gjithë gjuhën edhe kur rrihte me grushte Uluzi Manjën në zyrat e tij i thoshte bëje këtë me urdhër nga kapoja, më ka urdhëruar kapoja.
Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë, një bandë që s’e ka parë ndonjëherë kjo tokë, e pashembullt, jo vetëm në Shqipëri, por as në botë. Duke ardhur këtu tek ju, po lexoja fatin e pengut të dytë të Gys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës, Daniel Shimës.
E rrëmbyen një javë, pas rrëmbimit të Geron Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur në daljet para shtypit, në rrjete sociale, kam ngritur zërin disa herë, për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kockat dhe e sollën thuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t. Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjali. Ky ishte rrëmbyer një javë pas Geronit.”-tha Berisha.



