Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Ulsi Manja bën reagimin e fortë pas deklaratës së Sali Berishës

TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar me nota të forta ironie ndaj deklaratave të fundit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalimit të tij, pretendoi për një konfrontim fizik (grushta) mes Manjës dhe Gys Agasit.

Përmes një reagimi publik, Manja i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si “shpifje të rëndomta” dhe trillime të një politiku që, sipas tij, e ka humbur peshën e fjalës.

Ironia me “Foltoren e Trotuarit” Ministri e nis reagimin duke iu drejtuar Berishës me fjalinë “Sali, ktheje dhimbjen në forcë!”, duke ironizuar situatën e tij politike dhe ligjore. Manja shprehet se e mirëkupton Berishën që përdor emrin e tij, pasi sipas ministrit, fjalimet e Berishës nga “trotuari” nuk prodhojnë më lajm.

“Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash,” – shkruan Manja.

Mohimi i sherrit me Agasin Lidhur me aludimet për grushta apo konflikte fizike me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjell (Gys) Agaci, Manja i quan ato trillime të denja për thashetheme kafenesh. “Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde!” – thekson ai.

Krahasimi me Salianjin Në mbyllje të reagimit, Manja nuk kursen as një thumbim politik, duke përmendur ish-deputetin Ervin Salianji (aktualisht në burg). Ministri i sugjeron Berishës të vazhdojë të merret me të, pasi kjo vetëm sa ia rrit popullaritetin Manjës, ndërsa Berisha, sipas tij, vazhdon të tretet politikisht.

“Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim… ti tretësh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shtohen ndjekësit,” – përfundon reagimi i Ministrit të Drejtësisë.

Sali, ktheje dhimbjen në forcë!

Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. 😂😂
Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash.
Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde!
Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretësh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shtohen ndjekësit në politikë.