Beatrix ndan lajmin e ndjere per te shtrenjten e saj

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer, duke hapur një kapitull të vështirë për familjen e artistes.

Vetë Beatrix ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një postim tepër prekës, ku shpreh forcën, dashurinë dhe admirimin e pakushtëzuar për nënën e saj.

Krahas një fotografie nga ambientet spitalore, këngëtarja e quan të ëmën “forca ime, jeta ime”, duke theksuar se edhe në momentet më të vështira ajo vazhdon të buzëqeshë dhe të mbetet e pathyeshme në shpirt.

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm,” shkruan Beatrix, duke e cilësuar nënën e saj si heroinën e jetës.

Ky moment i ndarë publikisht ka shërbyer gjithashtu si një mesazh shprese dhe kurajoje për të gjithë ata që po përballen me sfida të ngjashme shëndetësore.