“Hyrje të reja ”/ Çfarë pritet të ndodhë në Prime-n e së shtunës në BBVip 5: Një letër e PAZAKONTË…

Të shtunën mbrëma pritet që spektakli i madh i “Big Brother VIP 5” të jetë me shumë surpriza dhe të papritura.

Në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”, janë përmbledhur momentet më pikante që kanë ndodhur këto ditë.

Jo vetëm kaq, pasi thuhet se në shtëpië më të famshme në Shqipëri do të mbërrijë një letër e pazakontë.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të zbulohet një ambient i ri dhe do të ketë hyrje të reja që do të trondisin banorët.