Donald Trump nxjerr informacionin për emigrantët shqiptarë! Ja çfarë bëjnë në SHBA, ata që na mburren se lodhen shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth një listë me të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, të ndara sipas vendeve të origjinës.

Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në të njëjtën listë përfshihet edhe Kosova, e cila rezulton me një përqindje edhe më të lartë, 46% të familjeve që marrin asistencë sociale.

Të dhënat janë paraqitur në tabela me titullin “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku renditet përqindja e familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale në SHBA.

Në krahasim me shtete të tjera, Shqipëria renditet mbi pragun 40%, por me një përqindje më të ulët se disa vende të rajonit dhe më gjerë. Në listë, ajo pozicionohet pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami, të cilat kanë nivele të ngjashme përfitimi nga asistenca sociale.

Publikimi i këtyre të dhënave vjen në vazhdën e qëndrimeve të njohura të Donald Trump mbi emigracionin dhe politikat e ndihmës sociale, tema që kanë qenë shpesh pjesë e debatit publik dhe politik në SHBA.

Sipas këtyre të dhënave, 46% e familjeve kosovare që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihma sociale, duke e vendosur Kosovën ndër vendet me përqindje të mesme të përfituesve. Shqipëria renditet pak më poshtë, me 41.3% të familjeve emigrante që marrin të paktën një formë ndihme, si kupona ushqimi, asistencë për strehim ose përfitime tatimore për fëmijët.

Ekspertët theksojnë se këto shifra nuk nënkuptojnë që këto familje janë të papunë apo të varura plotësisht nga shteti. Në SHBA, edhe familjet që punojnë mund të marrin asistencë nëse kanë paga të ulëta, shpenzime të larta për shëndetin, shumë fëmijë, ose nëse janë emigrantë të sapoardhur.

Dalin SHIFRAT, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë