Ish banorja e “BBV”, Erjola Doçi ka komentuar së fundmi në emisionin “Fan Club” raportin e shumëpërfolur mes Mirit dhe Selin. Sipas Erjolës, Miri nuk është aspak i sinqertë kur deklaron se e shikon si vajzën e tij Selin, përkundrazi e shikon atë si një maniak në pjesë intime. Ndër të tjera Erjola deklaroi se:
Të bësh aleanca brenda një krevati nuk më duket gjë korrekte. Mua babai nuk më ka parë ndonjëherë kur bëj dush. Mimikat e Mirit pastaj kur lahej Selin, mos të them ndonjë epitet më të rëndë, janë shumë të turpshme. Kësaj gjëje duhet t’i vihet stop jo me anë të një letre, por po të isha babai i Selinës do të hyja brenda dhe do e merrja vajzën sepse nuk është normale të normalizohen sjelljet e një babai, gati gati, më fal që e them, si një maniak duke e parë në pjesë intime Selinën.
Pas zhvillimeve në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, të tjera dinamika janë zhvilluar në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Pas letrës që Selin mori nga babai dhe hyrjes së Mirit në Akuarium, ky i fundit është shaqur i prekur madje dhe ka qarë. “Big Brother VIP” ka ndarë momentin kur Miri u fut në dhomën e rrëfimit pas Prime-t, për të komentuar situatat. Ai nuk i mbajti dot lotët, duke thënë se banorët i ndanë.
“S’duhet të kisha ardhur këtu, të paktën sot. Mori letër nga i ati. E dua sepse është super njeri. E manifestoi gjithë shtëpia, ja na ndanë nga krevati, u kënaqën”- shprehet ai.




