Këngëtari Kastro Zizo ka deklaruar se artistët duhet që të jenë opozitarë dhe se ata kanë “faj” për gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria jonë.
Kastro është thumbuar nga Renis Gjoka për faktin se dikur këngëtari shfaqeshe në krahun e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, në daljet publike të këtij të fundit.
Por duket se artisti ka ndryshuar qëndrim. Ai ka deklaruar se nuk e shihte veten në tag-et e politikanëve dhe shpesh herë ka dalë i “shpërfytyruar”. Biseda në studio:
Kastro Zizo: Për ne artistët është detyrim që të jemi opozitarë. Është detyrim i këtij qyteti, është detyrim i këtij shteti që neve, që edhe ne jemi fajtorë të pasojave të shoqërisë si është sot. Po në pjesën më të madhe, ne kemi edukuar me artin tonë. Artisti duhet të jetë opozitar dhe nuk ia fal dot vetes…
Renis Gjoka: Çfarë është gjithë kjo revoltë? Unë të kisha lënë tek TAG-u ty
Kastro Zizo: Po tek tag-u, por nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kur shihja taget dhe isha blur. Ikte faqja, ikte vetulla, deri sa po shpërfytyrohesha dhe nuk po shihja dot veten në pasqyrë.
Albano Bogdo: S’i del e keqja që s’e bënë drejtor të Pallatit të Kongreseve
Kastro Zizo: Jo…, vetë më thanë dhe vetë iu thashë, por unë nuk kisha karvatë dhe pija raki me listë. Dhe pastaj mu tha: Pse për sytë e bukur do të çonim ne ty? Me deme, shko drejtor që të “zhytësh duart” dhe më pas të japësh përqindjet




