Veprimet jashtë kontrollit që ka bërë në 24 orët e fundit

Edi Rama është në panik. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për veprimet që ka bërë në 24 orët e fundit.

Adriatik Lapaj ka 29 ditë që reziston në shesh me protestues të tjerë, pa lëvizur. Deri tani, ai ishte sulmuar 3 herë nga policia, herë duke i hequr gjeneratorin e herë duke i shkulur çadrat, por në 24 orët e fundit situata ndryshoi.

Për herë të parë, në protestën e Lapajt dje nuk u panë oficerë të thjeshtë policie, por Forcat Operacionale. Sipas ligjit shqiptar, ato përdoren vetëm për situata me rrezik të lartë, përballje me persona të armatosur, pengmarrje ose kërcënime serioze ndaj jetës, neutralizim i individëve shumë të rrezikshëm ose protesta të dhunshme me trazira.

Ky nuk qe rasti. Lapaj nuk bëri protestë të dhunshme. Përkundrazi, ishte paqësore ,por Lapaj përfundoi në spital, i goditur me një bombolë gazi. Dy protestues të tjerë janë gjithashtu në spital, njëri prej të cilëve me qafore.

Veprimet që po bën kryeministri Edi Rama tregojnë diçka tjetër. Ai ka frikë nga një lajm i rëndë dhe Lapaj i prish punë. Se pse, atë e di Rama. Me siguri, një skandal i radhës po plas, ose ndoshta Rama ka frikë se do të thërritet në SPAK. Kjo e tremb dhe ai nuk do që rrotull Kryeministrisë të ketë protestues.

Kjo pasiguri e tij tregon se është pranë rrëzimit. Nëse ai nuk duron dot të shohë 20-30 protestues që nuk shkulen nga sheshi, atëherë e ka humbur kontrollin.