Pamje te renda! Policia mësyn ndaj Adriatik Lapajt, dergohet me urgjence ne spital

Situata në sheshin para Kryeministrisë ka eskaluar në një përplasje të përgjakshme dhe të rrezikshme rreth orës 12:00 të natës, kur forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë barbarisht për të shpërndarë protestuesit që po qëndronin aty.

Sulmi i dytë brenda natës Kjo ishte ndërhyrja e dytë brenda pak orësh. Pasi kishin hequr një herë tendën improvizuar me plastmas, policia është rikthyer sërish në mesnatë, me urdhër për të pastruar sheshin me çdo kusht. Efektivët kanë sulmuar protestuesit që po përpiqeshin të mbronin hapësirën e tyre simbolike, duke shkulur me forcë plastmasin dhe duke përdorur dhunë disproporcionale ndaj qytetarëve.

Goditja e Adriatik Lapajt Në këtë kaos të krijuar, aktivisti dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka qenë shënjestër e një sulmi të drejtpërdrejtë. Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se policia ka hedhur sende të forta drejt turmës. Lapaj është goditur rëndë nga një bombol gazi (kanister lotsjellës) e hedhur nga forcat e rendit.

Gjendja shëndetësore Goditja ka qenë fatale për momentin, duke e lënë aktivistin pa ndjenja në tokë mes tymit dhe kaosit. Protestues të tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën. Lapaj është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” (QSUT).

Burime paraprake bëjnë me dije se ai ka mbërritur në spital në gjendje të fikti dhe ka humbur kujtesen aktualisht (pa ndjenja) dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve të traumës, të cilët po vlerësojnë dëmtimet e marra nga goditja e fortë.

Kjo ngjarje e rëndë shënon një përshkallëzim të dhunës shtetërore ndaj zërave opozitarë dhe aktivistëve civilë, duke e kthyer qendrën e Tiranës në një arenë lufte në mes të natës. Protestuesit e mbetur në shesh, të shokuar nga ngjarja, kanë bërë thirrje për reagim mbarëpopullor ndaj asaj që e cilësojnë si “fytyra e vërtetë e regjimit”.