Arben Ahmetaj shërbimet sekrete e dinë këtë, janë njoftuar autoritetet

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë nga Zvicra ku qëndron prej të paktën dy vitesh, duke u shprehur se një grup kriminal ka tentuar rrëmbimin e tij dhe më pas eleminimin fizik.

“Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik”, ka deklaruar ai.

Në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, të cilin ai e cilën si kreu i organizatës kriminale. Ish-zëvendëskryeministri u shpreh se, kanë tentuar inskenimin e rrëmbimit të tij për ta sjellë dhe burgosur në Tiranë, ku sipas tij, nuk do të dilte më i gjallë.

Çim Peka: Të kërcënime të reja keni folur për kërcënime me jetë gjatë këtij viti?

Arben Ahmetaj: Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua. Tjetra është…

Çim Peka: Jo një sekond, kjo, kjo vlen për mua sepse unë po e bëj intervistën. Fakti që çdo akuzë e juaja ka dalë ose çdo indicie juaj është, është certifikuar nuk do të thotë se gjithçka që thoni ju do vërtetohet. Këto që sapo thatë, se thatë është diskutuar, keni mundësi ta provoni?

Arben Ahmetaj: Do vijë koha…

Çim Peka: Tentativa për rrëmbimin tuaj.

Arben Ahmetaj: Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht.