2 zjarre brenda natës! Pas tregut në 5 Maj në Tiranë, digjet dhe fabrika e madhe e famshme

Fabrika e njohur e dyshekëve “Comodita Home” në Gjakovë është shkrumbuar nga flakët vonë pasditen e sotme. Siç shihet dhe nga pamjet, zjarri ka qenë i përmasave të jashtëzakonshme, duke e bërë gati të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Fatmirësisht, punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të pallogaritshme sepse në këtë fabrikë punonin me mijëra qytetarë, si një ndër më të mëdhatë në Kosovë.

Ndërkohë, pak orë pas zjarrit në fabrikën e “Comodita Home” në Gjakovë, një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur në Tiranë.

Flakët e zjarrit që kanë përfshirë magazinat e rrobave të përdorura në tregun e njohur si “5 Maji” në Tiranë, po marrin përmasa të mëdha dhe forcat zjarrfikëse të kryeqytetit kanë kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe bashkive fqinje.

Për shkak të materialeve (rrobave të përdorura dhe sendeve të tjera plastike), zjarri po përhapet me shpejtësi në mjediset e magazinave të tjera të tregut.

Vënia nën kontroll është tepër e vështirë për shkak të përmasave të mëdha, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të mëdha materiale. Paraprakisht, dyshohet për një shkëndijë elektrike si shkak i nxitjes së flakëve, por ende nuk është e konfirmuar.