I maskuar duke “fluturuar” mbi banak me thke!

Këtë të enjte, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e një supermarketi në Yzberisht dhe ka vjedhur një shumë prej 10,000 lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa në momentin e grabitjes pranë kasierisë ka qenë edhe një klient, i cili ka mbetur i shtangur dhe nuk ka ditur si të reagojë.

Sipas pamjeve të sigurisë, autori i maskuar ka kërcyer mbi banak, ka kërcënuar punonjësen me një mjet prerës dhe i ka marrë paratë që ndodheshin në kasë. Pas grabitjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Policia ka reaguar menjëherë duke bërë me dije se gjatë tentativës për të ndalaur grabitëisn, kacierja ka pësuar një lëndim të lehtë në dorë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë). Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim”, njoftoi Policia.