“Vajza ime se ka kuptuar që…, është burrneshë”,

Jeton Bollati, babai i banores së “Big Brother VIP Albania” Selin Bollatit, ka shpërthyer ashpër ndaj këngëtarit Armir Shahini, pasi ky i fundit ka shprehu afrimitet me vajzën e tij.

Bollati ka deklaruar se vajza e tij nuk e ka kuptuar mesazhin që ai i ka dërguar përmes letrës dhe se nuk është faji i saj.

Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj. Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë”, tha babai i Selin.

Ndërsa më tej ai shfajësoi të bijën, për të cilën tha se është burrneshë.

Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është future për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe”, tha ai.

Jeton Bollati nuk i ka kursyer ofendimet ndaj këngëtarit, teksa e etiketon si pervers dhe zhigolo dhe se i duhet ndihmë tek psikologu. Madje ai tha se ka disa mendime, por nuk do që të degradojë motrën, nënën dhe vajzën e Mirit.

Për Mirin kam shumë mendime, por nuk mund t’i them ato mendime sepse nuk dua t’i degradoj motrën e Mirit, nënë e Mirit, vajzën e Mirit. Mirit do t’ia them ose s’do t’ia them, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, nëse e takoj. Duhet të merrni dy-tre psikolog për të matur perevrsitetin e atij mashkulli aty brenda. Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ndër të tjera babai i Selin në Top Channel.