“Balluku e mbaruar politikisht dhe penalisht”/ Hoxha : Rama do ta çojë zv.kryeministren në..

Gazetari Artan Hoxha tha se Balluku politikisht dhe penalisht është e mbaruar.

“SPAK duhet të bëjë punën e vet. SPAK ka vazhduar me hapësirën që i lejon ligji. Deri në fund kur Balluku do shkojë për gjykim ju do mësoni edhe plot akuza të reja. SPAK me valën e re të kontrolleve, po i jep edhe një shenjë kryeministrit se ne do të vazhdojmë. Kryeministri do përdorë të gjitha mjetet ta zgjasë sa më shumë. Por në fund do detyrohet të votojë. Nuk mund të pengojë në Kuvend një vendim të gjykatës. Rama nuk po lufton për të mbrojtur Ballukun, por për veten. Balluku politikisht dhe penalisht është e mbaruar. Rama do ta çojë ballukun atje. Dhe nga ky moment çdo gjë që thotë do përdoret kundër saj. Me mesazhe kanë shkuar njerëzit në burg”, tha ai.

Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në një emision televiziv ku foli për çështjen e Belinda Ballukut. Gjatë intervistës. Hoxha u shpreh se Shqipëria është I vetmi vend që ka një zv/kryeministre që nuk kalon dot kufirin.

“Balluku është bërë si Kalaja e Rozafës në Shkodër, ndërtonin ditën dhe prishin natën. SPAK mundohet ta rrëzojë, Rama punon ditën të ndërtojë kalanë dhe duket sikur SPAK shkon i heq tullat që ka vënë gjatë ditës. Situata është e trishtë. Shqipëria sot ka një zv/kryeministër që nuk kalon dot kufirin shtetëror dhe e ka vënë Gjykata. Pjesën tjetër e ka mbajtur peng kryeministri nëpërmjet parlamentit. SPAK që në fillim nuk duhet të kishte shkuar tek Balluku në rrugën që ndodhi, por duhet të shkonte te parlamenti, dhe t’i lehej në derë Parlamentit”, tha ai.