Vendi ynë gjatë disa ditësh është përballur me një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qyteteve.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se kati i parë i burgut të Durrësit vijon të jetë i përmbytur dhe të paraburgosurit janë çuar në katin e dytë dhe se autoritetet vendore dhe qendrore nuk po mbajnë përgjegjësi.
“Ka patur problematikë edhe te burgu i Durrësit, ku qelitë e katit të parë janë përmbytur tërësisht. Të gjithë të paraburgosurit që janë zyrtarë të lartë nga ish-ministri Beqaj dhe kryebashkiaku Veliaj janë çuar në katin e dytë dhe për momentin po mbahen aty, ndërsa kati i parë nuk është kthyer në normalitet“, tha Lala.




