Sarah Barnett, ish-oficere burgu në Derbyshire, Angli, u shpall fajtor për shpërdorim detyre pasi filloi një marrëdhënie të paligjshme me një të burgosur, Scott Taylor, me të cilin mbeti shtatzënë.
Ngjarja ndodhi në gusht 2023, kur Taylor, i liruar përkohësisht gjatë natës, qëndroi në shtëpinë e Barnett, pavarësisht se duhej të rikthehej në burg.
Barnett e pranoi se ishte në dijeni të rikthimit të Taylor dhe e inkurajoi atë të qëndronte me të, duke shkelur rregullat e burgut. Pas arrestimit të Taylor, Barnett zbuloi se ishte shtatzënë gjashtë javë me fëmijën e tij.
Gjykatësi Shaun Smith vendosi që Barnett të shmangë burgimin, duke i dhënë një urdhër dy-vjeçar për ndihmë në komunitet, përfshirë 25 ditë aktivitet rehabilitimi.
Ai theksoi se Barnett kishte probleme me shëndetin mendor dhe mungesë mbështetjeje, duke e konsideruar një urdhër komunitar më të përshtatshëm se dënimi me burg.




