“Kam thënë që të dua shumë…”/ Miri i kthehet papritur Selin: Për kokë të gocës, iki tani nga shtëpia…

Selin ka vendosur që të sqarohet sot me Mirin, në lidhje me të gjitha thashethemet që Juxhini, Angelo dhe Kristi i kanë thënë në lidhje me ata të dy.

Gjatë një bisede në lavanderi, banorja i tha këngëtarit se i kanë thënë se ai ka thënë se Selin e ka ‘armë nën brez’. Miri e mohoi një gjë të tillë¸duke i thënë asaj se i ka thënë që të ketë kujdes nga Kristi se është i poshtër.

“Unë them për kokë të gocës, iki tani nga shtëpia, me vrap”, tha banori.

A i ka thënë Miri Mateos që të rrijë larg Selin? Banori: A je në terezi…
Pjesë nga biseda:

Selin: Po nën brez mban ndonjë gjë? Ça mban?

Miri: Unë?

Selin: Po, ke ndonjë armë?

Miri: Jo

Selin: E ke përdorur si shprehje, apo as këtë nuk e ke thënë?

Miri: Ça thotë?

Selin: Që mos i bje Selin se është arma e vetme që kam në brez

Miri: Për kokë të gocës nëse kam thënë këtë fjalë

Selin: E tha Kristi

Miri: Kristi është mashtrues

Selin: Je i sigurt për këtë fjalën i thashë Kristit

Miri: Unë them për kokë të gocë, iki tani nga shtëpia, me vrap. Do të krijoj tani një situatë, të zihem me të?

“Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin: Nuk ka ndodhur KURRË që ai të…
Selin: Jo, se nëse do kishte ndonjë gjë për të bërë për këtë nominim, do e kisha bërë. Nuk kam bërë asnjë lëvizje se nuk kam dashur. Do kisha ikur nga krevati, do isha zënë me Malin, i kisha kthyer përgjigje Stines

Miri: Edhe të kam thënë kur dola nga akuariumi kujdes nga Kristi se është i poshtër. Të kam thënë kujdes me të

Selin: Mund të kesh thënë diçka tjetër, të ngjashme

Miri: Në lidhje me ty asgjë, asgjë. Nuk të kam përdorur për asgjë. Kam thënë vetëm se atë vajzë e dua shumë, është shumë e sinqertë, e ka treguar me lojën e saj se sa e fortë është te kjo përballje që i erdhi rastësisht.