“Më bëri kurth vjehrra!” – Rrëfimi i banakieres në Durrës: Paguaj 300 mijë qira, s’kam ujë për fëmijët, por në jetimore s’i çoj!

Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët të lënë vetëm në banesë në Durrës, ndërsa dëgjohen fjalë si: “Si jetohet kështu, oj nana! A pastron ajo nëna juaj!”.

durres blerina

Kudo në shtëpi shihet rrëmujë, papastërti, teksa fëmijët ankohen se nuk kanë as ujë. Çdo rrobë e shtëpisë apo çdo send duket e hedhur përtokë dhe madje dhe tualeti është i papastruar. Ish-vjehrra që ka hyrë në shtëpinë e ish-nuses së djalit hedh dyshime mbi mëmësinë e Blerinës. Kjo e fundit nga ana e saj, e cilëson gjithë këtë situatë si një kurth ngha ish-vjehrra, pasi vetë ajo kujdeset mjaft mirë për fëmijët.

Ish-vjehrra: Jetohet kështu apo nuk jetohet. A ishit si zotni atje hanim akullore, hanim McDonalds, shkonim te lulishtja. Ca është kjo jetë? Është hera e parë që po jetoni kështu? Ajo mamaja jote…po jo moj nëna. Nuk keni ujë. Nuk e kuptoj, ajo mamaja bën punë shtëpie, si jetoni kështu. Si jetohet? Kështu jetohet të keqen nëna. Jo arixhinjtë, se e i vini anës. Talli bythën ajo mamaja jote. Kështu mbahen fëmijët. Hedh ujin si qen, edhe e lënë shtëpinë. Jo jo. Basta!

Dëshmia e Blerinës për News24: 

Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Kam 5 vjet që jam e divorcuar dhe punoj banakiere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë, sepse paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis. Ky është një kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici. Djali i dytë vuajti nga epilepsia dhe kam shkuar gjatë në spitale për kurim, tani është më mirë. Babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet dhe tani mund të japë vetëm 180 mijë lekë të vjetra në muaj. Fëmijët nuk i braktis kurrë, jam nënë dhe do t’i mbroj. Nuk i lë në jetimore”.