Nëna e Brikenës, Nebahate Selmani, ka bërë një reagim për herë të parë në lidhje me raportin e së bijës me Mateon.
Nëna e banores së “Big Brother VIP 5” i ka bërë një mesazh emisionit të “Fan Club”, ku shprehet se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime. “Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jetën e vet me respekt!”, shkruan ajo.
Zonja Nebahate shton se është krenare për vajzën e saj dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë situatë. “Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!”, e përfundon mesazhin nëna e Brikenës.
Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo! Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jetën e vet me respekt! Unë si nënë jam krenare për vajzën time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet! Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme! Ju faleminderit për mirëkuptimin.




