Radhën e kishte Dani”/ Hoxha: Zbardhet arsyeja e fortë pse Shullazi nuk e “shet”

Teksa sot po bëjnë më shumë shumë se dy muaj nga vrasja e Gilmando Danit, i cili u ekzekutua me breshëri armësh në rrethrrotullimin e Rinasit së bashku me Muçi Shaljanin, duket se një nga personat që mund të ketë informacion është Emiljano Shullazi.

Edhe pse Gilmando Dani konsiderohej si krahu i djathtë i Shullazit, ky i fundit sipas gazetarit Artan Hoxha, nuk do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Hoxha tha se Shullazi nuk e ka përdorur kurrë “shtetin” për të goditur kundërshtarët e rij.

Nuk besoj se në gjendjen që është ai do të dëshmojë, pasi e di shumë mirë se sa i vogël është hapi i këtyre që po hetojnë çështjen. Ai po sheh që kundërshtarët e tij nuk po goditen prej një kohe të gjatë, ka goditje minimale ndaj tyre sa për imazh. Duke e ditur këtë, ai e di shumë mirë se çdo gjë që do të thotë do t’u shkojë në vesh kundërshtarëve dhe kjo nuk i pëlqen. Ai ka luajtur me një lloj stature dhe rregulli, duke mos hyrë në intriga për të bërë goditje në bashkëpunim me shtetin. Ai nuk e ka përdorur shtetin për të goditur kundërshtarët, vetëm në funksion të vetes, ndërsa kundërshtarët ia bënë atij”, tha ai.

Po ashtu gazetari tha se lidhjet e Shullazit ose janë ekzekutuar, ose janë në gjykim, por nuk ka shpresa se ai do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ervis Martinaj u ekzekutua, lidhjet e tij në Durrës po gjykohen, edhe ambasada amerikane u përfshi në luftën ndaj tij. Prandaj përbën lajm kërkesa ndaj Shullazit për të dëshmuar, por nuk kam ndonjë shpresë të madhe që ai do të bashkëpunojë me autoritetet, pasi e di fuqinë e kundërshtarëve dhe e di se, përderisa ata nuk janë goditur, kanë kontroll mbi agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.