ltin Ndoci është i burgosuri që u arratis sot nga spitali në Durrës, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Ndoci është një emër i njohur për autoritetet, teksa është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit në dëshminë e tij ka deklaruar se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë, pasi donin t’i vrisnin vëllain.
“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo ti vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja”, ka treguar Dumani.
Efektivi i Burgjeve, i cili ka ndjekur me armë nga pas tashmë të arratisurin Altin Ndoci, i cili arriti t’i ikte nga duart policisë nga spitali i Durrësit, është Fatjon Baci.
Fatjon Baci është po i njëjti efektiv, i cili i ka dhënë kryebashkiakut Erion Veliaj telefonin e tij personal teksa po e shoqëronte nga qendra e paraburgimit për në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Aktualisht Baci është pjesë e dosjes së Veliajt, dosje për të cilën hetimet kanë përfundur dhe mbetet vetëm për tu kaluar për gjykim.
Në atë kohë Baci u pezullua nga detyra ndërsa akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt reapartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Grupi i shoqërimit në total përbëhej nga 6 efektivë, 5 prej të cilëve kanë shoqëruar për në paraburgim të paraburgosurin tjetër dhe 2 kanë qëndruar për të ruajtur Ndocin.
Theksojmë se në repartin e Infektivit që ndodhet në goditë më vete nga spitali, ekzaminimet për personat e dënuar apo të paraburgosur, kryhen në katin e 3-të, supozuar me standarde të larta sigurie. Ndoci, i cili ka qenë pa pranga brenda një dhome sa një qeli, ka kërkuar të shkojë në tualet, që ndodhej ngjitur.
Sapo dera e hekurt është hapur, ai ka qëlluar në befasi dy efektivët që qëndronin tek dera dhe në atë çast ia ka mbathur vrapit drejt shkallëve për të dalë jashtë. Nga pas atij i është vënë efektivi Fatjon Baci, i cili është ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë në ambientet e jashtme për ta trembur, por ai ia ka mbathur.
Altin Ndoci është larguar drej parkingut ku jashtë traut dyshohet se e prisnin dy automjete, njëra prej të cilave një “Audi”.





