Si çdo fillim jave, yjet sjellin mesazhet e tyre, por këtë herë parashikimet vijnë me paralajmërime dhe surpriza që nuk duhen neglizhuar.
Astrologia Meri Shehu ka parashikuar një javë plot kontraste: premtime të mëdha që rrezikojnë të mbeten fjalë, debate të forta në mesjavë dhe një fundjavë që për shumë shenja mund të kthehet në shpëtim.
Lëvizja e Afërditës dhe përplasjet planetare pritet të ndikojnë fort në dashuri, ekonomi dhe punë.
Cilat shenja duhet të bëjnë kujdes me atë që thonë dhe çfarë premtojnë, dhe kush përfiton më shumë nga energjitë pozitive të fundit të javës?
“Kjo është një javë interesante, është java që i paraprin hënës së re. Kemi një lidhje pak të vështirë pas dy ditësh mes Mërkurit në Bricjap dhe Jupiterin në Gaforre, kështu që është premtuese, premton shumë, por ka edhe fjalë shumë të mëdha.
Shumë njerëz mund të premtojnë shumë gjëra, por mund të mos i mbajnë dot. Kemi kapërcimin e Afërdita nga shenja e Bricjapit në shenjën e Ujorëve dhe ky është një lajm i mirë për shenjat e ajrit, të cilët do të kombinohen bukur me Afërditën në shenjën e Ujorit.
Fundi i javës do të jetë më i miri nga të gjitha, sepse Afërdita para se të dalë nga Bricjapi do të bëjë një lidhje shumë të bukur me Uranin në Dem”, tha astrologia Meri Shehu për “Tv Klan”.
Dashi, 2 yje: Do të përmirësohen në fund të javës nga ana ekonomike, ose nga jeta sociale, por mesi i javës do të jetë me shumë debate dhe sherre sa i përket karrierës dhe familjes. Kështu që shumë Dashë duhet të kenë shumë kujdes se çfarë debatojnë, çfarë premtojnë dhe thonë, sidomos në njerëzit e dashur, sepse mund të dalin jashtë premtimeve dhe t’i mërzisin. Në raport me eprorët dhe me ligjin kujdes në mesjavë, data 14-15.
Demi, 4 yje: Afërdita para se të dalë nga Bricjapi, që është një shenjë pozitive për Demët, për komunikime me jashtë, për punë dhe udhëtime. Afërdita do të bëjë një lidhje shumë të bukur me Uranin në shenjën e Demit, dhe të gjithë ata të lindur në 10 ditëshin e tretë do të marrin shumë përparësi në plane dhe në projekte, në jetë personale dhe ekonomi. Pavarësisht se do të kenë debate në mesjavë, kryesisht në punë, fundi i javës i rregullon.
Binjakët, 3 yje: Janë zhytur kokë e këmbë në çështjet e ekonomisë, do të kenë një debat në mesajvë për çështje ekonomike. Por, më pas Afërdita futet në Ujor dhe do u japë një avantazh shumë të mirë ligjor, një punë të re dhe komunikime me jashtë. Pak para se të futen në Ujor nga data 17 do të marrin një lajm të mirë sa u takon punëve në përgjithësi dhe do i vënë vulën një çështjeje ekonomike.

Virgjëresha, 4 yje: Janë shumë më komode në këtë periudhë, sepse shumë planete kanë dhënë një stabilitet, një ecuri dhe lajme të mira në jetën personale dhe në projekte. Por, është momenti që nga data 14-15 disa gjëra duhet t’i sqarojnë dhe diskutojnë, sidomos në bashkëpunëtorë që lidhen me çështje pune. Është një sqarim i thellë, por përfundimtar për disa situata dhe sqarime pune. Do të kemi një rritje ekonomike në fundjavë dhe lajme të mira për Virgjëreshat.
Peshorja, 3 yje: Duhet të presin datën 18 për një rishikim të mirë të një investimi, ose të një çështjeje ekonomike, blerjen e një shtëpie, apo hapjen e një pune dhe fillim e një pune. Përndryshe data 14-15 i nxjerr jashtë loje dhe lajmet nuk i kanë shumë të mira sa u takon bisedave, lajmeve, kontratave, ose çështjeve që kanë me eprorët. Pra është pak e çorientuar dhe e çekuilibruar data 14-15.
Akrepi, 3 yje: Në fundjavë kemi kapërcimin e Afërditës në shenjën e Ujorit do të merren me çështje familjare dhe do të ndjehen shumë mirë, do rregullojnë, do arredojnë, por edhe do bashkëjetojnë. Fillojnë disa bashkëjetesa, por edhe biznese familjare, të cilat marrin drejtim të mirë. Akrepët e lindur në dhjetëditëshin e tretë do të kenë lajme shumë të mira, në bashkëpunime dhe njohje të reja.
Shigjetari, 4 yje: Në fillim të javës dhe në datat 14-15 do të kenë shumë përballje, sepse Mërkuri bën një lidhje shumë të vështirë me planetët në Bricjap dhe çështjet ekonomike duket sikur kanë marrë tatëpjetën dhe nuk po i mbajnë dot. Por, do të kenë lajme të mira në fundjavë, e cila do i stabilizojë me një punë.
Bricjapi, 5 yje: Kanë shumë planete në shenjën e tyre. Megjithatë kanë përballë Jupiterin, që do të thotë se disa situata edhe ata nuk i kontrollojnë dot, kështu që ka disa njerëz që kërkojnë më shumë nga ata. Shumë Bricjapë do të kenë shanse të mira në këtë periudhë për të rregulluar edhe një çështje ekonomike dhe personale.
Ujori, 3 yje: Futet Afërdita në shenjën e tyre, por për momentin janë shumë planetë në Bricjap dhe një çështje pune do të jetë tema kryesore për Ujorët. Kjo çështje pune do të diskutohet në datën 14-15, disa Ujorë mund të ngelen pa punë, disa të tjerëve do u ngelet një punë në mes dhe disa të tjerë do e kenë të vështirë që të pranojnë kushtet e një pune. Sapo të kapërcejë kjo fazë shumë Ujorë do të marrin një hov qoftë në bashkëpunime, qoftë në punë dhe çështje ekonomike. Duke ndryshuar jeta e tyre në tërësi.
Peshqit, 3 yje: Peshqit më romantikët e kësaj jave do të bëjnë një debat të fuqishëm në datën 14-15. Por, çdo gjë do të rregullohet në fundjavë pastaj, ku Peshqit me Neptunin në shenjën e tyre, me Saturnin akoma në shenjën e tyre dhe lidhja e bukur që do të bëjë Afërdita në Bricjap do të kenë një mbështetje të bukur.