Skip to content

Cmenduri NDODHI në Kosovë? Jozin nuk e pranojnë në hotel, shoku i tij SHERR me recepsionistin, arsyeja e!

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është përfshirë indirekt në një incident në Gjilan të Kosovës, ku shoqëruesi i tij është përleshur fizikisht me recepsionistin e një hoteli.

Sipas mediave kosovare, Marku kishte shkuar në hotel bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, për të siguruar dhoma të lira.

Mungesa e dhomave të disponueshme çoi në një përleshje mes Gashit dhe recepsionistit, ku u hodhën dhe rrëzuan disa sende.

Jozefin Marku nuk është përfshirë në përleshje, pasi gjatë incidentit dyshohet se ka qenë në veturë me dy shoqërueset femra.

Policia e Kosovës po heton ngjarjen.

Kujtojmë se Jozi u bë i njohur për publikun përmes formati “Big Brother VIP Albania”, ku në fund të rrugëtimit të tij televiziv kishte pasur një përplasje fizike me këngëtarin kosovar Gjesti.

Published inBank

Comments are closed.