Personi në pamje është 26 vjeçari Arbër Xhaxhaj, drejtuesi i automjetit tip “BMW X5” që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit në Durrës. Sipas burimeve zyrtare, Xhaxhaj ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, ndërsa automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga mbikalimi pas humbjes së kontrollit.
Nga aksidenti ka humbur jetën 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila ndodhej në makinë si pasagjere. Ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital nën kujdesin e mjekëve. I riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy këmbësorë.
Comments are closed.