Skip to content

“Je fiks si babai im”, Miri kurioz për të takuar të atin e Selin! Banorja: Ndoshta edhe do të të

Selin dhe Miri kanë gjetur mbrëmjen e sotme një moment për të qëndruar bashkë duke biseduar. Biseda i çoi tek familjarët, ose më konkretisht tek babai i Selin.

Teksa Miri po i fliste për diçka tjetër, Selin e ndërpret duke i thënë se ai i ngjan fiks si i ati. Miri e pyet Selin nëse do të mundet për ta takuar një ditë babain e saj, ndërsa balerina i përgjigjet se ndoshta Miri dhe mund ta ketë mërzitur.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Kjo për shkak të afrimitetit mes dy banorëve. Marrëdhënia Miri – Selin është komentuar gjerësisht në publik, ku më së tepërmi është “kryqëzuar” Miri, për shkak se është i martuar dhe baba i një vajze.

Pjesë nga biseda:

Selin: Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

Published inBank

Comments are closed.