Skip to content

Ministria e Jashtme dështim! Elisa Spiropali i dërgon mesazhin e fshehtë nga Ukraina Edi Ramës: Pushtetet totalitare do të

“Ministria e Jashtme një dështim tjetër i yni, si RTSH”, ishte deklarata e bërë sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhje ministrja e jashtme Elisa Spiropali mungonte pasi ndodhet në Ukrainë, duke humbur kështu dhe momentin kur shefi i qeverisë e la ministrsë që drejtohet nga ajo si amanet për tu përmirësuar përgjatë 2026.

Por, një përgjigje nga ana e Spiropalit erdhi menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, jo i drejtpërdrejtë, por me një nënkuptim të qartë.

Momentet e vizitës 2 ditore në Ukrainë, nga pritja, vizitat, konferenca me homologun e deri tek takimi me presidentin Zelensky, ishin të gjitha në një video shoqëruar me një shprehje të shkrimtarit Albert Kamy dhe në sfond një muzikë që flet rrëzimin e pushteteve totalitare.

Kënga “Iron Sky” flet për padrejtësitë shoqërore, hipokrizinë morale dhe shtypjen që pushteti i bën popujve, me një ritëm të fortë dhe kombinuar me pamjet, duket sikur Spiropali po përpiqet t’i ndryshojë Ramës qëndrim, duke shprehur forcë dhe siguri.

Mbledhja e mbajtur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave ishte një “shkundje” që kryeministri Edi Rama u bëri një për një drejtuesëve të ministrive, Kuvendit dhe institucioneve të tjera publike.

Vërejtjeve përpara kamerave nuk i shpëtoi as Ministria e Jashtme e as Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH). Këtë të fundit, Rama e cilësoi si një “dështim” duke mos përjashtuar as opsionin e mbylljes.

Në këto rreshta, shefi i qeverië foli dhe për Ministrinë e Jashtme, një institucion me barrë të madhe sidomos në këto kohë anëtarësimi në BE, por që sipas Ramës, në punë qëndron vetëm ministri, sekretarja dhe roja tek dera institucionit.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama.

Një tërheqje vëmendjeje mori dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, të cilit Rama i la si porosi rritjen e aktivitetit dhe të ndërveprimit me parlamentet e shteteve evropiane. Këtu përfshiu dhe rëdësinë e diasporës, që luajti një rol jo të vogël në fitoren e 11 majit.

“Vijmë tek diaspora. Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët. Kontaktin me diasporën do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm”, tha kryeministri.

Pas një fjalimi jo të shkurtër, Rama falënderoi “të vetët” për durimin dhe si amanete për 2026 la: Ministrinë e Jashtme dhe Televizionin Publik Shqiptar!

“Faleminderit për durimin. Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.

Published inBank

Comments are closed.