Skip to content

Rrëfimi i Stelinës! Çfarë pritet të ndodhi sonte në BBVA

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet po rriten nga dita në ditë dhe tashmë banorët janë ndarë në grupe.

Kjo e shtunë pritet të sjellë një Prime plot dinamika, pasi në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi, i cili pritet të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Por ajo që ka prekur më shumë publikun është rrëfimi rrëngjethës i Stelinës, i cili do të transmetohet sonte. Po ashtu, pritet edhe një ballafaqim i shumëpritur, si dhe shumë surpriza.

Këto detaje janë bërë publike nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania”, ku në një video dëgjohet Stelina teksa rrëfen historinë e saj prekëse: “Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”

Publiku dhe ndjekësit mezi po presin mbrëmjen e sotme për të zbuluar më shumë detaje dhe për të ndjekur një Prime që pritet të jetë emocional dhe i fortë.

Gjatë një rrëfimi në Big Brother VIP Albania, Stelina ka ndarë një eksperiencë të frikshme nga jeta e saj jashtë programit. Ajo ka treguar se disa persona, të cilët i identifikoi si shqiptarë, e ndiqnin dhe e pikasnin në zonën ku jetonte.

Sipas Stelinës, një makinë qëndronte shpesh e parkuar përpara shtëpisë së saj ose e ndiqte në hyrje të lagjes. Fillimisht ajo nuk i dha rëndësi situatës, duke menduar se ata “rrinin për qejf”, por më vonë një person i afërt e paralajmëroi: “Kujdes, të kanë pikasur.” Stelina tha se ata dyshonin se pjesën e rrobave që përdorte mund t’i përdorte për aktivitete ilegale.

Një ngjarje më pas e bëri situatën serioze. Kur u kthye nga blerjet, ajo gjeti shtëpinë e saj të thyer dhe të sakatuar. Ngjarja e frikësoi deri në atë pikë saqë vendosi të largohej menjëherë për në Shqipëri. Ajo u nis me idenë se mund të kthehej më vonë për të gjetur një shtëpi tjetër, por frika e madhe e bëri të mos kthehej më kurrë.

Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë, në atë zonë ku jetoja unë.
Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje, në hyrje të lagjes.

Unë i kisha vënë re, por s’më kishte shkuar mendja keq, sepse e dija që ishin të lagjes dhe mendoja se rrinin për qejfin e vet. Pak ditë më vonë, më thotë një shqiptar vetëm kaq: “Kujdes”. “Kujdes se të kanë pikasur”.
Në Pizë jetoja unë. I thosha: “Shiko se s’kanë pse të më pikasin. Çfarë do më bëjnë, do më marrin rrobat?!”. Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale.
Dhe një ditë, kur unë isha duke bërë blerjet e mia, kthehem me valixhe, sepse ashtu e bëja, ngaqë kisha frikë; të gjitha paketimet i fusja në valixhe dhe i hiqja kartonat. Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar.
Dhe unë e preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish, të gjeja një shtëpi tjetër, por nuk u ktheva më kurrë nga frika.

Published inBank

Comments are closed.