Skip to content

Fundi po vjen! Zbulohet shkaku se pse i ka rënë kallaji “liderit global” që u kthye në grindavec

Debati i fundit i Edi Ramës në një panel në Abu Dhabi, në prani të homologut të tij malazez Milojko Spajiç dhe një moderatori të njohur nga Greqia, u shndërrua në një siklet viral.

Edi Rama, i gjendur nën një stres të vazhdueshëm si pasojë e hetimeve për korrupsionin e qeverisë së tij, është kthyer në një lojtar problematik që bezdis homologët dhe prish ekuilibrat në çdo tryezë ku shfaqet.

E gjithë infrastruktura që solli kur erdhi në pushtet përmes të ashtuquajturës strategji PPP është vërtetuar si një skemë grabitjeje dhe korrupsioni galopant, e cila po rrëzohet një nga një përmes çështjeve penale që kanë goditur njerëzit më të afërt të Edi Ramës.

Kjo strukturë tashmë ka rënë, ndërsa aleancat e tij ndërkombëtare nuk ekzistojnë më. Të gjithë ia kanë pirë lëngun dhe i ka rënë kallaji “liderit global me atlete”. Rama është shndërruar në një shërbëtor të arabëve me xhybe të gjatë, në të njëjtën linjë me mikun e tij të Beogradit, Aleksandër Vuçiç. Nuk i ka mbetur asnjë aleat real, ndërsa në forumet ku vendet e vogla shërbejnë si panelistë periferikë, përpiqet të bëjë interesantin duke hedhur batuta pa fund.

Qoftë sulmi ndaj grekëve për filozofinë, qoftë shakaja pa kripë ndaj Malit të Zi duke ironizuar Podgoricën si Brukseli, Rama ka zgjedhur rrugën e grindavecit. Në realitet, Mali i Zi po konsiderohet gjithnjë e më shumë si vendi i vetëm i rajonit që ka gjasa reale të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. Këtë Edi Ramës ia kanë bërë të qartë si kancelari gjerman ashtu edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Në takimin e fundit në Paris, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi hapur se nuk do të jepte miratimin për hyrjen e Shqipërisë në BE bashkë me Malin e Zi. Edi Rama, i pranishëm në këtë bisedë, u shfaq i tensionuar dhe tentoi të sillet si grindavec.

Në këtë situatë, Rama duhet të pranojë publikisht dështimin e planit të tij për integrimin europian dhe t’i hapë vendit një mundësi tjetër, që me një lidership të ri të kapë trenin që ai e ka humbur.

Qëndrimi i Athinës pritet të bëhet publik së shpejti. Kryeministri Mitsotakis pritet të sqarojë arsyet pse Greqia nuk do të japë votën për Shqipërinë, duke renditur kushtet politike të vendosura. Përveç çështjeve të njohura që lidhen me Himarën dhe pronat e minoritetit grek, Athina pritet të theksojë edhe sjelljen provokuese të Edi Ramës, të cilën e konsideron si karshillëk diplomatik.

Nga ana tjetër, Athina mund të paraqesë edhe një platformë politike për kushtet mbi të cilat do ta konsideronte të negociueshme “Po”-në e saj për anëtarësimin e Shqipërisë. Kushti i parë pritet të jetë një qeveri që nuk provokon dhe mban qëndrim miqësor ndaj Greqisë. Për këtë linjë Mitsotakis ka diskutuar edhe me Macronin, i cili e ka pranuar këtë qasje. Për Edi Ramën, kjo ka qenë goditja përfundimtare. I kanë prerë biletën të gjithë. /Pamfleti

Published inBank

Comments are closed.