Skip to content

Me mesazhin e Marco Rubio! Adriatik Lapaj shkund sheshin para Kryeministrisë me protestën e tij: Fundi Ramës ka ardhur

Ka nisur para Kryeministrisë protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim Kryeministrisë në bulevardin e madh.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend.

“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai.

Po ashtu ato mbanin në duar pankartën e madhe me mesazhin e Marco Rubios për kartelet e drogës.

Me mesazhin e Marco Rubios në duar, Shqipëria Bëhet mban

Foto nga protesta

Protesta është thirrur për të denoncuar korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe abuzimet me pasuritë publike.

Aktivistët kanë paralajmëruar një tubim paqësor, por të vendosur, përballë godinës ku sipas tyre “koncentrohet pushteti dhe padrejtësia”.

Kujtojmë që Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e djeshme dyert e Kryeministrisë me veshje metalike, nga frika se mos ka skenar për tensione.

Adriatik Lapaj deklaruar se nuk do ti ndalojë protestat deri në largimin e Ramës.

Ai është përplasur disa herë me forcat e Policisë, të cilat jo vetëm e kanë larguar me forcë, por i kanë hequr edhe mjetet mbështetëse si karrige, batanije, çadra dhe deri te ngrohëset.

Në një prej episodeve të dhunës së Policisë ndaj mbështetësve të tij, Lapaj mbeti i dëmtuar në kokë dhe u shtrua në Spitalin e Traumës.

Published inBank

Comments are closed.