Këtë fundjavë, vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë dominim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit për ditën e shtunë, dielli do të jetë prezent në shumicën e qyteteve, ndërsa vranësirat do të jenë më të kufizuara. Konkretisht, në relievet malore në lindje të vendit priten vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të alternohen me intervale të herëpashershme me diell.
Një fenomen që do të karakterizojë orët e para të mëngjesit dhe ato të mbrëmjes do të jetë prania e mjegullës dhe mjegullinës, veçanërisht përgjatë zonave luginore.
Temperaturat Mëngjeset pritet të jenë të ftohta, me vlera që zbresin nën zero në zonat malore.
Temperaturat minimale: do të arrijnë deri në -3°C.
Temperaturat maksimale: pritet të ngjiten deri në 16°C gjatë mesditës.
Era dhe Deti Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–lindje. Shpejtësia mesatare e erës do të jetë rreth 6 m/s, por pritet të intensifikohet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ku mund të arrijë shpejtësinë deri në 14 m/s.
Për sa i përket situatës në det, parashikohet një det relativisht i qetë. Në Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Comments are closed.