Skip to content

Rama deklaroi se do ta mbyllë, Linda Rama del në RTSH! E bujshme çfarë do ndodhë pas 3 dekadash!

Pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama drejtuar Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) duke arritur deri në opsionin e mbylles së shërbimit për shkak se e konsideron si “institucion të dështuar”, duket se bashkëshortja e tij Linda Rama “nuk ka të njëjtin mendim”.

Kjo pasi këtë të dielë ajo është e ftuar në një prej programeve të Radio Televizionit Shqiptar “Aromë Gruaje”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë RTSH përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruhet: “Të dielën, në Radio Televizionin Shqiptar, një rrëfim i veçantë dhe intim i aktivistes, pedagoges, bashkëshortes, gruas… përtej veprimtarisë së përditshme!
Linda Rama… rikthimi pas 3 dekadash në median publike! Kujtimet dhe besimi i thellë në misionin e jetës, në një portret të sinqertë e njerëzor!”

Kujtojmë se deklarata e kryeministrit Rama e dhënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së ka nxitur jo pak debate e diskutime mes artistësh e politikanësh opozitarë.

 

Published inBank

Comments are closed.