“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e mrekullueshme. Një nga ditët që isha duke luajtur jashtë, dëgjoj të bërtitura. Njitem lart dhe e gjej mamin duke paketuar rrobat. Kur kthehet, e shoh që ishte lënduar në fytyrë. Ai ka pasur një autobus që ishte parkuar shumë pranë shtëpisë. Qëndron aty derisa bie nata.
13 gusht 2009, duke u gdhirë kjo datë, jeta ime merr një kthesë tjetër. Çdo gjë ndodh për 15 minuta, që kanë qenë më të gjatat e jetës sime. Erdhi me vrap te dera e dhomës ku ndodhi e gjithë ngjarja, vendosi një levë te dera, e shtyu dhe hapi derën. Mami mori shumë plagë, duke përfshirë edhe një plagë në gojë. Pranë zemrës tentoi të kapte një thikë, duke çarë dorën. Ka pasur një peshqir pranë afërs. Për ta mbrojtur, ndërhyn motra që ishte vetëm 14 vjeçe. Plagoset në qafë, shumë pranë venave, dhe mami e tërheq babin, por ai vazhdon ta plagosë.
Pas kësaj e prisnin hekurat. Imë më dhe motra kuptuan se unë nuk po flisja fare pas disa ditësh. I thonë mamit që vajza është traumatizuar dhe ndoshta nuk flet më. Mamit i thonin: ‘Ti nuk do t’i rritësh dot vajzat vetëm’. Të parat fjalë që thashë pas asaj që pësoja ishin: ‘Ata do ta dinë emrin tim, dhe ti do t’u thuash unë ia dola’.
Teksa plagët rridhnin gjak, ajo vendosi të punonte që mua dhe motrës sime të mos na mungojë gjë. Unë shkoj e takoj babin gjithsej dy herë dhe vendosa që s’do e takoja më kurrë babin tim. Në qershor të 2025 ka ndërruar jetë. Nuk e lëshuam asnjëherë dorën e njëra-tjetrës. Më vjen keq që im atë u kthye në përbindëshin e jetës sonë.
Në 2025 bëhem pjesë e një programi televiziv dhe nuk e dija si do të ndryshonte jeta ime.”

Comments are closed.