Skip to content

Linda Rama befason me deklaratën për vjehrrën: Kur isha me të unë

Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama ka ndarë me publikun një rrëfim të rrallë në RTSH mbi jetën e saj personale dhe humbjen e njerëzve të dashur.

Për të përfunduar tek raporti i veçantë që Linda ka pasur me vjehrrën e saj, ajo tregon sesi bota humbet pak nga pak kuptimin me çdo njeri të afërt që largohet nga jeta. Por, për të vijuar jetën dhe për t’i ardhur vetes në ndihmë në momente jo të mira, duhet të gjesh një mënyrë për t’i rikthyer, thotë Linda.

“Një njeri i madh është produkt i një babai dhe nëne të madhe. Unë e kam prekur vdekjen kur kam qenë adoleshente. Kam humbur xhaxhain në moshë shumë të re, 29 vjeç. Unë e mbaj mend momentin kur kjo ndodhi dhe ka qenë një segment kohe i caktuar me atë rast ku për mua bota e humbi kuptimin. Kam kuptuar me kalimin e kohës që ai segment kuptimi, nuk vjen më. Ti e ke të cunguar dhe me kalin e jetës, sa më shumë jeton… Kam humbur gjyshërit e Reas, kolegun me të cilin themelova zyrën. Kam humbur gjyshërit e mi. Nuk e ka bota më të njëjtin kuptim”, tha Linda.

Na marrëdhënie me teta Netën, nënën e Edi Ramës, Linda thotë se raporti mes tyre ka qenë i veçantë dhe intensiv në dismensione të ndryshme. Linda rrëfen se në çastet që Neta dhe ajo ishin së bashku, çdo njeri tjetër që ndodhej vërdallë, bëhej pa dashje i parëndësishëm.

“Me mamanë e Edit unë bisedoja shumë gjatë. Kuptoheshim mirë. Ishim në procesin e njohjes, e kemi marrë kohën. Për këtë shkak dhe arrinim që të kishim një raport intensiv. Jo thjeshtë kohë, por e jetuar me bisedë, me mendim, emocione, me kujdes. Kur ne ishim të dyja, ishte e habitshme, gjithkush tjetër bëhej i tepërt dhe ajo e kishte të rëndësishme këtë.

Kur e humbet këtë është një dhimbje e madhe. Duhet të mbaja në ekuilibër njerëzit e tjerë, Edin që kishte një humbje të madhe. Pas dhimbjes, ballafaqohesh me mungesën. Mua ajo më mungon jashtëzakonisht shumë. Gjej mënyrën për ta sjellë në çdo lloj forme”, rrëfen Linda.

Published inBank

Comments are closed.