Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Xhevahir Zhabina, të ftuar në një emision televiziv, dhanë detaje për vrasjen e të burgosurit Jani Aliaj në burgun e Koridhalosit në Greqi, sot pasdite.
Ferdinand Dervishi: Është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale në orën 16.00.
Disa muaj më parë autori grek me disa arabë pushtoi forcërisht gjithë katin ku ishte ky dhe nuk e realizoi vrasjen, pra pagesa ka qenë e madhe.
Xhevahir Zhabina: Historia mes Aliajt dhe Çiços nisi në fund të viteve ’90 dhe gjithë ata që jetojnë në Tepelenë-Gjirokastër e dinin. Kanë qenë bashkë në burg në Greqi.
Konflikti ka patur ulje-ngritje deri te vrasja në ish-Bllok ku Jani Aliaj vrau Elton Çiçon. Vrasja e prindërve të Çiços nuk ka lidhje, se ishte për grabitje.

Comments are closed.