Skip to content

Shqiptarët bëjnë “mrekullinë”! 200 mijë euro mblidhen për Dajana Kalon! Por kush është mjeku i QSUT që bën “pazar” me jetën e saj:

TIRANË – Kur shteti dështon dhe mjekët bëjnë pazar me jetën, janë shqiptarët ata që bëjnë mrekullinë. Në më pak se 24 orë nga bërja publike e skandallit të zvarritjes në QSUT, solidariteti i jashtëzakonshëm ka mposhtur burokracinë vdekjeprurëse. Plot 198.000 euro janë mbledhur në kohë rekord për influenceren 25-vjeçare, Dajana Kalo, e cila prej datës 29 dhjetor lëngon në spitalin publik pa marrë ndihmën e nevojshme.

Mrekullia shqiptare: 200 mijë euro për jetën!
Pas apelit të dëshpëruar të motrës së saj, Borës, dhe mobilizimit masiv të personazheve të njohur të estradës e ekranit, shifra prej 200 mijë eurosh që duhet për operacionin delikat dhe procesin e gjatë të rikuperimit është pothuajse e plotësuar. Mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë derdhur kontribute, duke treguar se jeta e një vajze të re vlen më shumë se çdo monopol spitalor.

Update nga gjendja e Dajanës: Lufta me AVM-në dhe paralizën
Motra e saj, Bora, ka ndarë detaje të reja rrëqethëse mbi gjendjen shëndetësore. Hemorragjia masive në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM) – një bombë e heshtur në enët e gjakut që mund të çahet pa asnjë paralajmërim. Dajana aktualisht ka humbur funksionet motorike në anën e djathtë të trupit: nuk lëviz dot as këmbën, as dorën. Ajo e ka të pamundur të punojë apo të kujdeset për veten, ndërsa motra e saj është detyruar të ndërpresë çdo aktivitet për t’i qëndruar pranë në këtë betejë që do të zgjasë me muaj, ndoshta vite.

– Dy vite e gjysmë pasi rasti i aktorit dhe pedagogut të njohur të arteve, Genc Fuga, ekspozoi plagët e rënda të shëndetësisë shqiptare, një skandal identik po përsëritet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Në atë kohë, thirrja e dëshpëruar e bashkëshortes së aktorit për të gjetur 19 mijë euro për një trombektomi jetëshpëtuese hapi një debat kombëtar mbi monopolin e spitaleve private dhe dështimin e shtetit. Sot, në vitin 2026, historia po shfaqet si një “Deja vu” e tmerrshme, por me një protagoniste të re: Dajana Kalon, influenceren 25-vjeçare që po lufton për jetën në duart e një sistemi që duket se po e shtyn qëllimisht drejt privatit.

21 ditë në pritje të “mëshirës”: Odiseja e Dajanës në Neurokirurgji
Burime të sigurta konfirmojnë se e reja ndodhet e shtruar që prej datës 29 dhjetor në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT. Diagnostikimi është i rëndë: “Malformacioni Arteriovenoz (MAV)”. Kjo sëmundje ka shkaktuar një hemorragji cerebrale masive, duke e lënë 25-vjeçaren aktualisht të paralizuar në njërën anë të trupit (dorën dhe këmbën e djathtë).

Edhe pse çdo sekondë vlen sa një jetë, mjekët ende nuk kanë ndërhyrë. Arsyeja? Një ekzaminim i quajtur Arteriografia (DSA), pa të cilin nuk mund të vendoset nëse do t’i nënshtrohet kirurgjisë apo trombektomisë.

Pajisjet aty, por “nuk punojnë”: Loja e rrezikshme me monopolet
Skandali thellohet kur mëson se në QSUT ekzistojnë dy pajisje që mund ta kryejnë këtë ekzaminim. Megjithatë, për Dajanën, pas tre javësh pritjeje, zgjidhja mungon për arsye që ngjajnë qesharake dhe fyese:

Pajisja në Urgjencën e QSUT-së raportohet se nuk është në punë.

Pajisja në pavionin e Neurokirurgjisë kërkon miratimin e një mjeku, i cili, sipas burimeve, nuk po e merr përsipër.

Sipas një investigimi të Report Tv, mjeku që duhet të japë firmën për ekzaminimin e vajzës në shtet, punon njëkohësisht në një spital privat. Ky spital është e vetmja strukturë jo-publike në Shqipëri që e ofron këtë shërbim, por me një çmim që nis nga 25,000 euro. Ky konflikt i hapur interesi ngre dyshime të forta për një skemë klientelizmi: Sorollatja e qëllimshme në shtet për të detyruar familjarët, në kushtet e panikut për jetën, që të vrapojnë drejt privatit. Detaje te lajmit mbi skandalin e QSUT I GJENI NE KETE LINK

Published inBank

Comments are closed.