Elinor Tusha, një 25 vjeçar nga Laçi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në qendër të qytetit. Ai ishte pasagjerë në mjetin që drejtohej nga miku i tij Gentjan Xhaferri dhe si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar në vendngjarje.
Miqtë e të riut kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, me foton e Elinorit dhe e cilësojnë atë si djalin më të mirë mes tyre.

“Eee mor byrazeri jon tpast drit shpirti, na e coptove zemren na ike ne lule te rinis, pse kaq shkurt paska qen shkru jeta jote, ishe njeri me shpirt te paster, me dhe shum dhimbje. na e kpute shpirtin mor Elinor, ku do i kena ato fjalt e mira qe na thoshe.
O mor zot na more shokun ne lule te rinisn jau thave zemren krejt shoqnis e fisit tpask krishti afer vetes do jesh gjithmon ne zemrat tona Rip Elinor Tusha”, shkruhet në një nga mesazhet që miqtë e të riut kanë publikuar.

Policia e Shtetit ka konfirmuar se mbrëmjen e djeshme, datë 19 Janar, rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit janë përfshirë në një përplasje të fortë automjeti me drejtues shtetasin Aron Zymaj, me automjetin me drejtues shtetasin Gentjan Xhaferri.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi Elinor Tusha, i cili ishte pasagjer në automjetin e Xhaferrit. Ndërkohë, vetë shoferi Gentjan Xhaferri, 23 vjeç dhe pasagjeri tjetër, Leandro Fufi, 23 vjeç, janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi tjetër Aron Zymaj është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit fatal.
© Newsbomb.al
Galeria fotografike (
)


Comments are closed.