Skip to content

E bujshme! Rama i akuzoi se nuk dhanë drejtësi! SPAK bën veprimin urgjent për 21 Janarin! Dicka e madhe po ndodh

Në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit, Xhaxhi i Aleks Nikës, Mark Nika është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Mësohet se Nika ka kërkuar një takim me prokurorin që po heton dosjen e 21 janarit, Alfred Shehu.

Në 15-vjetorin e protestes ku u vranë 4 qytetarë, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, theksoi se shoqëria shqiptare pret ende për të vendosur drejtësi për 4 vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 15 vite më parë.

Ai u shpreh se nuk kërkojnë hakmarrje por vetëm drejtësi. Theksoi gjithashtu kanë besim te SPAK për të zbardhur plotësisht këtë çështje, ndërsa iu drejtua edhe ambasadorëve të huaj për t’i mbështetur në betejën e tyre për drejtësi.

“Koha për sqarim të plotë. Si çdo vit për shpirtin e Aleksit nipit tim. Shpresojmë se ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë na kanë premtuar se do të na mbështesin në kërkesat tona për drejtësi. Dhe sot ky angazhim institucional është më i domosdoshëm se kurrë. Shoqëria shqiptare pret drejtësi.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Barazi para ligjit. Kujtesa nuk duhet të zhbëhet dhe përgjegjësia nuk mund të harrohet. Kemi besim te SPAK dhe gjykata e Strasburgut për drejtësi”, u shpreh ai.

Këtë të mërkurë, në Kryeministri po zhvillohen homazhe me rastin e 15-vjetorit të ngjarjes së rëndë të “21 Janarit”, ku në protestën e thirrur nga Partia Socialiste humbën jetën katër persona.

Kryeministri Edi teksa priti familjarët e viktimave në një ceremoni të posaçme, sulmoi ish kryeministrin Sali Berisha.

“Për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së Kryeministrisë. Përveç një veture te një derë që u hap nga brenda, si një ftesë në një kurth , askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e ashtuquajtur të sigurisë dhe për t’u futur në godinë. Askush nuk provoi praninë e asnjë arme të vetme te protestuesit. Kur protestuesit po largoheshin, tytat e pushkëve u ulën mbi turmën, duke marrë 4 jetë, pasojë fatale e mendjes kriminale, e cila me gjasë nuk deshi ta humbte rastin për t’u treguar kundërshtarëve politikë dhe krejt shqiptarëve se të vret me të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe atyre që e ekzekutuan atë krim shtetëror”, tha Rama.

Sulmet Rama nuk i kurseu as për SPAK.

“Vetëm zoti e di se me çfarë guri në zemër vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. 15 vjet pa drejtësi për 21 Janarin janë 15 vitet e një padrejtësie të madhe jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Nuk ka mjaftuar as vendimi rrëqethës i Gjykatës së Strasburgut, që prokurorët specialë të kësaj republike t’ia kishin kërkuar Gjykatës Speciale përgjegjësit për 21 Janarin. Ndërkohë që ne prej plot 6 vitesh u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe Presidentit të Republikës, pa llogaritur heshtjen për gabimet e tyre ndonjëherë shqetësuese”.

Published inBank

Comments are closed.