Skip to content

E fundit! Shprthim i fortë në Vlorë, Policia me urgjencë drejt vendngjarjes!

Një shpërthim i fortë është dëgjuar pak momente më parë në lagjen “Varosh” të Vlorës dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë së Shtetit.

Paraprakisht, bëhet me dije se zona është pranë vendit të njohur si “Kuzum Baba”, një ndërthurje mes shtëpive private dhe pallateve të banimit.

Pranë vendit raportohet se ka ndodhur shpërthimi, janë parë shtëllunga tymi, por informacionet paraprake janë të vakëta. Në Vlorë sot ka edhe prezencë të lartë policore, për shkak të vizitës së vajzës së Presidentit Donald Trump.

Lajmi në përditësim…

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me Ivanka Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota, të cilët do shpalosin idetë e tyre për investimin në ishullin e Sazanit që bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner do bëjë.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure.
Published inBank

Comments are closed.