Skip to content

E pëson keq Agron Shehaj! Gjykata i jep dënimin e fortë! Adriatik Lapaj e gozhdon pasi “milioneri” tentoi ta bënte pis

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje, për deklaratat publike ku kishte akuzuar Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.

Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Mbetet për tu parë nëse Vendimi i Gjykatës së Posaçme i gjyqtarit Erjon Çela do të ankimohet nga palët në apelin e GJKKO.

Kujtojmë se Adriatik Lapaj e kishte paditur Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të fundit, ku ka pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 4.5 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Përplasjet dhe akuzat Lapaj-Shehaj

Agron Shehaj akuzon Adriatik Lapajn se ka marrë para të pista, ndërsa ka publikuar edhe disa dokumente, që sipas tij tregojnë shërbimet që kreu i “Shqipëria Bëhet” i ka bërë një kompanie në hetim nga SPAK.

“Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik. Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ti ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca midis teje dhe meje. Adriatik unë jam i pakapshëm”, tha Shehaj në shkurt të vitit 2025.

adron shehaj lapaj shkurt 2025

Por, për këto akuza reagoi Adriatik Lapaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i quajti mashtrime ato që ka publikuar Shehaj, duke thënë se nuk ka marrë para nga krimi për politikë, por kompania që ia ka publikuar i ka para borxh për shkak të përfaqësimit që i ka bërë si avokat.

“Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra  jote e tretë! Administratori saj është nën hetim dhe është nën hetim për punë të veta që nuk lidhen as me funksionin e tij si administrator. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit. Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat”, shkruan Lapaj.

Teksa e paralajmëroi asokohe se do ta çonte në gjykatë, Lapaj iu drejtua duke i thënë “Ti që hyre në politikë pa të njohur askush e pas 8 viteve deputet bën revolucionarin duke më thënë mua që nuk kam punuar 1 ditë në shtet se unë jam sistemi që ty të paska nxirë jetën! Luftë kërkove, luftë do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin tënd Saliun, ty do e shohësh rrugës çfarë të kam!”.

lapaj shehaj 2025

Published inBank

Comments are closed.