Skip to content

Moti i keq gdet Greqinë/ humb jetën një grua dhe roja bregdetare

Moti i keq që goditi periferitë jugore të Atikës të mërkurën pasdite rezultoi fatal për dy individë. Një grua 56-vjeçare humbi jetën në Ano Glyfada, pasi u rrëmbye nga ujërat e furishme të shiut. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur viktima, e cila po kthehej nga puna, tentoi të kalonte rrugën në kryqëzimin e rrugëve Kyrillou dhe Methodiou me Konstantinou Paleologou. Përruaji i fuqishëm që zbriste nga mali e rrëmbeu dhe e bllokoi gruan nën një makinë, që ishte zhvendosur më parë nga sasia e madhe e ujit.

Banorët e zonës dëshmuan momentet dramatike dhe njoftuan menjëherë autoritetet. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe nxorrën 56-vjeçaren nga poshtë makinës, por, megjithatë, ajo kishte humbur ndjenjat dhe nuk arriti të mbijetonte. Një dëshmitar okular tregoi për ngjarjen: “Ajo po kalonte rrugën për të shkuar në shtëpi kur u rrëmbye nga përroi. Uji ishte shumë i fortë dhe me gurë. Vetëm këmbët e saj duken.” Viktima, e cila kishte një vajzë, është përshkruar si një grua e dashur dhe e kujdesshme.

Në një tjetër ngjarje tragjike, një roje bregdetare 53-vjeçare humbi jetën në Astros të Kynourias gjatë ushtrimit të detyrës. I identifikuar si një oficer i Rojës Bregdetare me gradën nëntoger, ai po patrullonte në port me komandantin e Departamentit Portual, kur një valë e fuqishme e rrëmbeu dhe e dëmtoi rëndë në kokë. Roja bregdetare u nxor menjëherë pa ndjenja dhe u transportua në Qendrën Shëndetësore të zonës, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Rojat Bregdetare dhe autoritetet lokale shprehën ngushëllimet e tyre për humbjen e këtij oficeri të dedikuar, i cili dha jetën gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale në të gjithë zonën.

Published inBank

Comments are closed.