Skip to content

Prapaskenat e ankthit të Edi Ramës dje, në Parlament! Halli i madh që nuk u kuptua nga askush

Mungesa në firmosjen e Bordit të Paqes, vizita e Ivanka Trump dhe një retorikë agresive në Parlament nxjerrin në pah ankthin politik të kryeministrit përballë hetimeve.

Fjalimi i Edi Ramës në Kuvend u shfaq si reagim i tensionuar për të mbuluar mungesën e tij në një ngjarje ndërkombëtare dhe për të dërguar mesazh presioni ndaj SPAK-ut. Ndërsa propaganda e paraqet vizitën e Ivanka Trump si provë afërsie me SHBA, sjellja nervoze e kryeministrit dhe shmangia e udhëtimeve në Perëndim sugjerojnë pasiguri politike dhe frikë nga avancimi i hetimeve që lidhen me kapjen e shtetit.

Fjalimi nervoz i Edi Ramës në Parlament për të mbuluar mungesën e tij në firmosjen e Bordit të Paqes nuk ishte gjë tjetër veçse një shpërthim i dëshpëruar.

Synimi i kryeministrit, më shumë sesa për të treguar se nuk është i izoluar nga SHBA, ishte për të shantazhuar SPAK-un. Për t’i thënë se të mos guxojë të vazhdojë hetimin ndaj tij, sepse ai do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe se është i afërt me familjen Trump.

Në të vërtetë, ardhja e Ivanka Trump në Vlorë dhe në zyrën e tij në Kryeministri mund të konsiderohet një zhvillim pozitiv për çdo drejtues të një shteti të vogël si Shqipëria. Është e rëndësishme, pasi Ivanka nuk përfaqëson thjesht një familjare, por një figurë të lidhur drejtpërdrejt me ish-presidentin amerikan.

Por pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes. Me këtë vizitë, Edi Rama duhej të ishte i kënaqur. Zakonisht, kur ai është i kënaqur, shfaqet i qetë, ironik dhe flet pak. Këtë herë ndodhi e kundërta. Në Kuvend ishte i tërbuar, fliste me vështirësi edhe pse fjalimin e kishte të shkruar, gulçonte dhe mezi e mbante veten. Dukej qartë një pezmatim i thellë, apo më shumë një ankth.

Dy hipoteza të shkojnë ndër mend. Ose ai i ka përcjellë Ivankës një mesazh negociimi, ashtu siç babai i tij bëri me Maduron përpara rrëmbimit të tij. Ose, përkundrazi, ka marrë një mesazh se nuk mund të vazhdojë më, sepse aferat e tij janë të njohura.

Atmosfera në mazhorancë nuk është e qetë, edhe pse propaganda po përpiqet ta mbajë situatën si një marrëdhënie të shkëlqyer mes Edi Ramës dhe Donald Trump.

Rama mund të shkonte në Davos, gjë që u konfirmua edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se Edi Rama kishte ftesë zyrtare. Por ai nuk shkoi. Pse?

Këtu qëndron gjithë çështja. Edi Rama nuk ka lëvizur në Perëndim që prej vizitës në Paris, ku mori pjesë në përurimin e Katedrales së Notre Dame. Aty, sipas informacioneve, ai u bllokua që të takonte Donald Trump.

Madje qarkullojnë zëra se Rama mund të anulojë edhe vizitën në Izrael të planifikuar për të hënën, ku ishte ftuar të fliste në Knesset dhe të takonte Benjamin Netanyahun.

Frika e tij kryesore lidhet me faktin se, në mungesë të tij, SPAK-u mund të përparojë në hetimet për AKSHI-n, duke iu afruar drejtpërdrejt zyrës së Kryeministrit. Këto hetime nuk lidhen vetëm me para. Ato kanë zbardhur skemën e kapjes së shtetit nga krimi, një organigramë e ndërtuar mbi informacione që, sipas burimeve, kanë ardhur nga SHBA.

I informuar për këtë rrezik, Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend bëri autogola dhe gafa serioze që mund t’i kushtojnë politikisht. Një prej tyre ishte batuta e papërshtatshme për “vajzën që ka marrë leje nga babai për të më takuar mua”.

Ka gjasa që vizita të jetë zhvilluar me miratimin e plotë të Donald Trump, por konteksti që përdori Edi Rama nuk qëndron. Mundësia që Ivanka të ketë përcjellë një mesazh nuk është aspak e pazakontë.

Një situatë e ngjashme ndodhi në vitin 1997, kur Sali Berishës iu dërguan mesazhe përmes vizitës në Vlorë të George Bush dhe Colin Powell. Sot, me Ivankën në Vlorë, historia duket se po përsëritet./Pamfleti

Published inBank

Comments are closed.