Skip to content

Unë të njoh mirë/ Pilinçi ndaj Donald Trump-it: Me të tjerët bëj ç’të duash, por me tokën e shqiptarëve ty do të (VIDEO)

Kryetari i qeverisë ‘hije’, profesor Pëllumb Pilinçi është shfaqur pas një periudhe heshtjeje dhe kësaj radhe ka goditur m’u në zemër të botës: pikërisht Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Në një video mesazh, shefi i qeverisë ‘hije’ i drejtohet Presidentit Trump dhe i thotë që e njeh mirë, që është më republikan se ai, që ndodhet në SHBA dhe e kërcënon të mos ngatërrohet me shqiptarët, ndërkohë që i jep leje që me të tjerët të bëjë ç’të dojë.

“Unë i them Dan, Presidentit të Amerikës, që Pilinçi është në Amerikë prej 300 vjetësh, që kur gjyshi yt dhe yt atë nuk e dinte ku binte Amerika. Unë jam vërtet republikan dhe jam anëtar në Uashington. Bëj çfarë të duash me shtetet e tjera, por mos u ngatërro me tokat e shqiponjave, sepse toka e shqiponjave është larë më gjakë, sepse atë e kanë shqiptarët, sepse shqiptarët kanë marrë vesh që ti ke thërritur Edi Ramën, që nuk është e vërtetë… Pra, vërtet e ke dhëndër, i ke fëmijë, por me tokën e shqiptarëve mos u ngatërro.” – shprehet, mes të tjerash, profesor Pëllumb Pilinçi, i vetëshpallur kryeministër i qeverisë ‘hije’./TemA

Published inBank

Comments are closed.