Sali Berisha, u bëri sot thirrje të rinjve shqiptarë gjatë takimit të radhës të Foltores dedikuar FRPD-së, që nesër më 24 janar, në protestën e madhe kombëtare të mblidhen në Tiranë dhe ti “përvishen regjimit” për “ta rrëzuar pushtetin” e Ramës, që e cilësoi diktatura e dytë pas asaj të Enver Hoxhës.
Ai mori për analogji lëvizjet studentore të vitit 1990, si dhe atë kundër armëve kimike më shumë se një dekadë më parë, duke nënvizuar se “lëvizjet rinore janë nukleare” dhe rrëzojnë regjimet.
“Ky është momenti për ta rrëzuar regjimin. Nuk ka zgjedhje me të. Ne faktuam se me të nuk ka zgjedhje. Thirrja ime është kjo, të bashkojmë sa më shumë rreth vetes, shoqe dhe shokë, nuk ka asgjë më të fuqishme se një lëvizje rinore, e të rinjve, është fuqi nukleare. Dhe e kanë provuar një herë studentët shqiptarë, unë kam besim se do e provojnë përsëri. Po ashtu sikur e përmbysën dhe e kllaposën gjimnazistët për armët kimike. Ndaj duhet të angazhohemi në një mision”, tha Berisha.

Comments are closed.