Skip to content

Tha se ambasadori amerikan i tha që do arrestohet Edi Rama! Lubonja zbulon detajet e forta, ja çfarë ndodhi para 10 vitesh

Analisti Fatos Lubonja në një emision televiziv, ka sqaruar një lajm që shpërndahet në rrjetet sociale në emër të tij.

Lubonja tha se lajmi në fjalë i referohet deklaratës që ka bërë ai, për një takim me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, 10 vjet më parë, kur Shqipëria miratonte Reformën në Drejtësi, dhe është deformuar.

Analisti theksoi se në atë takim ai i ka thënë ambasadorit amerikan se drejtësia në Shqipëri nuk do të ishte e pavarur, gjë e cila sipas tij në ditët e sotme po provohet.

Fatos Lubonja: Qarkullon në rrjetet sociale kjo: “E thënë nga burime të sigurta, ja kur do të arrestohet Edi Rama”… dhe i referohet një bisede që kam bërë me ambasadorin, që e thash këtu dhe është deformuar dorë pas dore. Kur bëhet një gjë e shkruar, njerëzit lexojnë titullin dhe është problemi i mediave tona. Unë po thoja të kundërtën e saj që perëndimorët kanë menduar se do të ndërtojnë një drejtësi të pavarur që nuk e besoj edhe sot dhe kjo drejtësi e pavarur do fillonte me Berishën dhe Metën e do të arrinte tek Rama, kjo bisedë është bërë 10 vjet më parë dhe jo 5 siç është shkruar. Kur i thash ambasadorit që kjo nuk do të ndodhë siç thoni ju. Dhe s’ka ndodhur akoma. Kjo ishte ideja. Tani, këta e marrin me atë kultin e amerikanëve që, gjersa e ka thënë ambasadori amerikan, do arrestohet dhe Rama dhe këta dhe do të ndodhë vërtetë. Dhe e gjitha kjo manipulohet në emër të të tashmes dhe ky është një problem i të gjitha mediave tona dhe kulturës tonë të manipulim stimulimit dhe jo të së vërtetës.

Published inBank

Comments are closed.