Situata në shtëpinë e Big Brother ka marrë një kthesë të papritur. Dolce ka qenë dëshmitare e një momenti që ka tensionuar menjëherë atmosferën, pasi ka kapur “mat” Alben dhe Limin në një situatë shumë të afërt.
Pas ditësh ftohjeje, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani duket se kanë vendosur t’i japin edhe një shans marrëdhënies së tyre. Ishte Limi ai që i kërkoi Albës një përqafim, ndërsa ajo e pranoi pa hezitim, duke u shfaqur e qeshur dhe e qetë.
Por momenti që bëri bujë ishte ai kur Limi nuk u përmbajt dhe e mori Albën në krahë.
Pamjet flasin vetë: Alba dhe Limi po tentojnë të rikthejnë romancën e dikurshme, ndërsa prania e Dolce rrezikon të sjellë përplasje të reja dhe debat të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Comments are closed.