Skip to content

29 vjet nga ngjarja qe ndodhi ne Shqipërinë e ’97-ës: Kostandin Nishku arrestohet nga policia greke

Prangosja e Kostandin Nishkut në Greqi, 29 vite më pas, ka rikthyer në kujtesë një nga ngjarjet më tragjike të Shqipërisë së ’97-ës. Një djalë i pafajshëm, vetëm 9 vjeç, u vra në mes të shtëpisë për një krim që e kishte kryer xhaxhai i tij.

19 marsin e vitit 1997, Kostandini dhe shoku i tij Roland Kotorri shkuan të armatosur në shtëpinë e familjes së Kujtim Bregut, duke kërkuar nga ky i fundit që të tregonte se ku ndodhej vëllai i tij, Veli Bregu i cili sapo ishte arratisur nga burgu.

Ky shtetas në vitin 1993 kishte vrarë me armë zjarri vëllain e Nishkut dhe pas disa vitesh në qeli, duke përfituar nga trazirat dhe hapja e burgjeve në ’97, ishte arratisur. Kostandin Nishku dyshonte se Kujtim Bregu e dinte se ku po fshihej i vëllai.

29 vjet nga ngjarja që tronditi Shqipërinë e '97-ës:

Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias Hariz Vjeri

Në shtëpinë e familjes Bregu atë ditë ndodhej kryefamiljari Kujtimi, gruaja e tij, vajza 15 vjeçe dhe djalin 9 vjeçar. Ata nuk ju përgjigjën kërkesës së Kostandinit dhe në kushtet kur nuk e gjeti Veliun në shtëpi, ai i dha urdhër shokut që të vriste djalin 9 vjeçar të Kujtimit.

I tronditur, Roland Kotorri nuk pranoi sepse ata kishin shkuar atje për Veli Bregun dhe jo për të vrarë një fëmijë.

Por Kostandin Nishku veproi vetë. Ai nxori pistoletën nga brezi dhe qëlloi me plumb në kokë djalin 9 vjeçar të familjes Bregu. Fatkeqësisht, i mituri ndërroi jetë në mes të shtëpisë, sepse goditja ishte fatale.

Kostandin Nishku dhe Roland Kotorri u larguan menjëherë nga shtëpia e familjes Bregu dhe që prej 19 Marsit 1997, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një vit pas krimit makabër, gjykata e dënoi gramshiotin me burgim të përjetshëm.

Prangosja në Greqi 29 vjet nga ngjarja që tronditi Shqipërinë e ’97-ës

Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias Hariz Vjeri fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals dhe identifikimi është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.

59 vjeçari është identifikuar pas disa vitesh hetime dhe bashkëpunim mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.

Published inBank

Comments are closed.