Momente paniku gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani ditën e sotme.
Lojtari i “demave të kuq”, Sembene, rrëzohet pa ndjenja në fushë. Ndërpritet ndeshja dhe hyn në fushë ambulanca.
Por për fat të mirë futbollisti është përmendur dhe transportohet në spital me ambulancë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore më tej, pasi s’mund të kthehej më në fushë për shkaqe sigurie.
Çfarë ndodhi në fund të ndeshjes
Momentet e tensionit u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes, kur futbollisti i Partizanit, Sembene, u rrëzua papritur në fushë duke humbur ndjenjat. Situata shkaktoi panik mes lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa gjyqtari vendosi menjëherë ndërprerjen e lojës.
Stafi mjekësor ndërhyri me shpejtësi, ndërsa ambulanca hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Lojtarët e të dy skuadrave u panë të shqetësuar, teksa prioritet mbeti gjendja shëndetësore e Sembenes.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta deri në stabilizimin e situatës.
Partizani dhe Elbasani luajtën në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Superiores te stadiumi “Arena e Demave”.
Të kuqtë e humbën me rezultat minimal ndeshjen e fazës së parë përballë verdhebluve në shtëpi. Më pas nga Elbasani u larguan me barazim pa gola.
Partizani regjistron katër humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Elbasani vetëm një fitore gjatë kësaj kohe dhe tre barazime. /Panorama Sport/




Comments are closed.