Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Lezhën mbrëmjen e kaluar, ku një 30 vjeçar mbeti i plagosur me tre plumba gjatë një atentati me armë zjarri.
Një person është identifikuar si njëri nga autorët e dyshuar të atentatit dhe nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij.
Një tjetër i lënduar nga atentati
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Klan News, gazetari Martin Marku ka deklaruar se një tjetër person dyshohet se ka mbetur i plagosur nga brenda berberhanes së sulmuar me armë zjarri në fshatin Rrilë. Ka patur një kundërpërgjigje me armë zjarri tip pistoletë nga brenda kësaj berberhane, por ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë.
Tre persona me kapele në kokë kanë mbërritur me mjetin tip “Audi” në fshatin Rrilë rreth orës 21:00, ku dy prej tyre janë ulur dhe kanë qëlluar me breshëri arme.
Shënjestër nuk ka qenë pronari i berberhanes që mbeti i plagosur, por dyshohet se ishte dikush nga personat e tjerë që gjendeshin në biznes në momentin kur ndodhi ngjarja.
Si është gjendja e të plagosurit?
I plagosuri me inicialet S.D mbrëmjen e kaluar i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi plumbi që ka marrë në bark i ka shkaktuar hemorragji të shumta. I riu raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Dy plumbat e tjera ai i ka marrë një në shpatull, ndërsa tjetrën në këmbë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari, Sokol Daci, pronari i berberhanes.
Mësohet se brenda në ambientin e biznesit në fjalë kanë qënë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja. Dyshime të reja janë ngritur mbi shënjestrën, teksa mendohet se objektiv i sulmit me armë nuk ka qënë Sokol Daci por persona të tjerë që kanë qënë brenda, ku mendohet të ketë qënë një nga nipërit e Nikulajve, i cili dyshohet se po qethej në momentin e ngjarjes.
Dyshimet thellohen më tej teksa mund të ketë patur më shumë se një autor, ku një prej tyre mund të ketë zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatikësh.
Sokol Daci, i njohur edhe si berber Coli, tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të qendrueshme, ai nuk rezulton të ketë precedent penale dhe nuk njihet si problematik në zonë.
Kush është fisi Nikualj?
Kujtojmë se në korrik të vitit 2023, në Balldre të Lezhës u qëllua për vdekje me armë zjarri 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj, pista kryesore e ngritur në atë kohë ishte se vrasja ishte e lidhur me gjakmarrjen, për shkak se fisi Lekstakaj ka qenë në konflikte të vazhdueshme dhe në hasmëri me fisin Nikulaj.
Një konflikt ky i nisur në 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës ka mbetur i vrarë vëllai i Ardian Nikulajt, Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Nikulaj, Pëllumb Nikulaj, bashkë me Fran Qulajn, punonin në një pikë karburanti. Një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj ka shkuar për të furnizuar makinën aty dhe në një moment punonjësit kanë nisur të debatojnë debatuar me drejtuesin. Debati ka ndodhur me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit, 5 mijë lekë të vjetra. Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre është rikthyer i armatosur disa minuta më vonë duke qëlluar në drejtim të karburantit.

Comments are closed.