Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të hëne në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhin, në vendin e njohur si “Kalaja”.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit. Si rrjedhojë ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit, 62-vjeçari Përparim Kapaj.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë si dhe qytetarë të cilët ndodheshin në atë zonë në momentin e aksidentin. Efektivët e policisë, si dhe qytetarët vlonjatë, kanë tentuar që të hapim me forcë derën e kamionit me qëllim për të nxjerrë jashtë 62-vjeçarin.
Ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës dhe nga informacionet paraprake thuhet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Lidhur me këtë aksident deri më tani nuk ka ardhur një reagim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.

Comments are closed.