Skip to content

“Darka ka habere të mira”/ Lëvizje e bujshme nga PS, për të kënaqur demokratët

Me kërkesë të socialistëve, shqyrtimi i projektvendimit për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale është hequr nga rendi i ditës.

Taulant Balla: Darka ka habere të mira. Bazuar në nenin 49, pika 1 e Rregullores, siç thotë Rregullorja, kërkoj një ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, në këtë seancë. Besoj ka dakordësi nga të gjitha palët, me shpresën që puna do të rifillojë.

Luçiano Boçi: Kërkesa jonë ka qenë e qartë, jo të mos shqyrtohet, por tërheqja e këtij vendimi. Tërheqja tregon vullnet, nëse doni ta lini situatën as mish as peshk, atëherë doni ta bëni lojë. S’e keni ndarë mendjen, ndajeni ju mendjen. Ne e kemi bërë deklaratën, kemi treguar gatishmërinë tuaj, pse mo me sëpatë në qafë do futemi në komisione?!

Published inBank

Comments are closed.